Për tre muaj mbi 1 mijë persona hoqën dorë nga shtetësia kosovare

Me vullnet apo dëshirë vetëm për tre muaj mbi 1 mijë persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës. Dukuria e largimit nga vendi nuk dihet a është më shumë “trend” apo nevojë. Asnjë Qeveri deri sot, nuk ka nxjerrë strategji për ndaljen e largimit nga vendi të të rinjve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për periudhën janar-mars të këtij viti kanë heqë dorë nga shtetësia 1 mijë e 8 persona.

“Gjatë periudhës Janar-Mars 2023, në Divizionin e Shtetësisë janë marr 1,019 vendime për Lirim nga shtetësia: 1,008 v. pozitive, 11 v. negative dhe 893 kërkesa”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave numri më i madh i qytetarëve kosovarë që kanë heq dorë nga shtetësia kosovare janë nga Gjermania e pasuar nga Austria, Sllovenia, Kroacia dhe të tjera.

Po ashtu në këtë raport thuhet se gjatë periudhës Janar – Mars 2023 në qendrën e Përkohshme të Pritjes për Migrantë janë akomoduar gjithsej 177 migrantë prej tyre 167 (94.3%)meshkuj dhe 10 (5.6%) femra.

“Nga përshkrimi i të dhënave, numri më i madh i migrantëve është nga Maroku me 87 (49%) i pasuar nga Siria 32 (18%), Somalia 29 (16.4%) Egjipti 8 (4.5%) Palestina 8 (4.5%), Algjeria 5 (2.8%) Jordania 2(1.12%), Eritrea 2 (1.1%), Pakistani 1(0.6%) Libia 1 (0.6%) dhe Sudani 1(0.6%) migrant”, thuhet në raportin e MBP-së.

Sipas të dhënave gjatë kësaj periudhe, në pikat kufitare janë kthyer 117 persona të ripranuar nga shtetet e ndryshme. Prej tyre me Forcë 101 (86.3%), Vullnetarë 7 (5.9%) dhe Vullnetarë të asistuar nga IOM 9 (7.7%).

Po ashtu, në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve, kanë qenë të akomoduar 5 të huaj ndërsa me Vendimin për ndalim në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj, gjatë kësaj periudhe raportuese janë akomoduar 4 të huaj, ndërsa nga Qendra janë larguar 4 të huaj. Numri aktual i të ndaluarave në Qendër është 1./IndeksOnline/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.