Persona të panjohur thyejnë xhaminë në Ortakoll të Prizrenit, tentojnë të vjedhin arkën e bamirësisë

Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpesh herë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë, e sidomos arkave të cilat vendosen me para të dedikuara për bamirësi ose për kursime.

Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në xhaminë ‘Antalya’ në Ortakoll në Prizren, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda objektit fetar.

Sinjali mëson se të dyshuarit kanë tentuar që të hapin arkën e cila qëndron në hollin e xhamisë dhe ka për qëllim grumbullimin e parave për shkaqe bamirësie.

Sipas personit përgjegjës i cili ka denoncuar rastin, hajnat s’kanë arritur që të marrin paratë për shkak se s’kanë mundur që ta vjedhin arkën por kanë bërë vetëm dëm.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje në tentativë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.