Prizreni dhe Bodrumi i Turqisë para finalizimit të procesit të binjakëzimit

Ishte kënaqësi dhe privilegj të vizitoj kryetarin e Bodrumit zotëriun Ahmet Aras.

Është duke u ndërtuar ura e miqësisë ndërmjet komunës sonë dhe komunës së Bodrumit të Republikës së Turqisë.

Ne diskutuam për zhvillimin e aktiviteteve turistike, poashtu u përmend rëndësia e urës së miqësisë që do të ndërtohet mes dy qyteteve turistike.

Në takimin u diskutua për aktivitetet e kulturës, artit dhe turizmit që mund të realizohen reciprokisht mes dy qyteteve, ka shkruajtur kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.