Në prani të mediave sot Kryetari i Prizrenit mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e Komunës ku u morën shumë konkluzione e ndër të cilat ishte edhe përgatitja për ta gatuar pleskavicën më të madhe në botë, thuhet në njoftim.

“👉Çështjet më të rëndësishme që i diskutuam:

🚧Fillimin e punimeve infrastrukturore në lagjen Dardania 2.

🛣Hartimin e raportit për punët që janë kryer deri më tani në ndërtimin e rrugëve përgjatë hekurudhës.

🏗Vazhdimin e punimeve infrastrukturore në lagjen Arbana, në fshatin Korishë, në Lugishtë të Hasit, në Gjonaj, Zojz, si dhe në shumë lokacione të tjera në Komunën e Prizrenit.

🚰Ndërtimi i ujësjellësit në rrugën “Edith Durham”.

🌎Aktivitetet për shënimin e Ditës së Tokës, që do të bëhet nesër, për shkak të festave të ditëve paraprake.

🏡Përgatitjet për funksionalizimin e shtëpisë së pleqve.

📖Përgatitjet për aktivitetin e DTZHE-së së bashku me Odën e Hotelerisë për ta gatuar pleskavicën më të madhe në botë, që pretendohet të hyjë në Librin e Ginisit.

🏘Zhvillimi i projektit për realizimin e “Verës Kulturore” që organizohet në muajin korrik.
Të premten del në diskutim publik rregullorja për bonuset nga Drejtoria e Urbanizmit.

🏟Nesër zhvillohet takim me FFK-në për fillimin sa më të shpejt të punimeve në stadiumin e Zhurit.

🚜Komisioni i vlerësimit të dëmeve të fermerëve është në vazhdimësi në terren, pasi ngricat dhe reshjet e kaluara kanë dëmtuar shumë kultura të mbjella.

💉Fillimi i vaksinimit të deleve dhe dhive, që fillon këtë javë.

🌿Projekti për analizat e tokës tashmë ka filluar, ku janë marrë 180 mostra.

✍️Është nënshkruar kontrata për hapjen e rrugëve fushore.

✅️Vazhdimi i aksionit të inspektorëve për lirimin e hapësirave publike.

🚭Inspektimi i lokaleve ku shitet duhani.

🎤Pas kësaj mbledhjeje u mbajt konferenca e zakonshme për media.”, thuhet në njoftimin e K.K të Prizrenit.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.