Prizrenit pritet që të zgjidhet problemi me ujë, Zv Kryeminstrja Rexhepi mer mbështetje nga Ministri Hekuran Murati

Një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës është përkujdesja për qytetarët e saj respektivisht krijimi i kushteve më të favorshme dhe më të shëndetshme për jetë.
Në përputhje me këtë, sot Zv Kryeminstrja Emilja Rexhepi ka marrë një mbështetje të rëndësishme investimore nga Ministri i Financave z. Hekuran Murati për sa i përket çështjes së rregullimit të ujit të pijshëm në komunën e Prizrenit.
Projekti është mëse i nevojshëm, nisur nga vetë e burimi deri te furnizimi i familjeve të qytetit.
Projekti do të realizohet në disa faza permes disa milionë eurove investime.
E gjitha kjo për ta zgjidhur përfundimisht këtë problem deceniesh, dhe për të plotësuar nevojat e qytetarëve tanë të respektuar.