Qeveria izraelite e ndalon vendosjen e flamurit të Palestinës, ngjall reagime në gjithë botën

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, ka udhëzuar policinë që të ndalojë valëvitjen e flamurit të Palestinës në publik, transmeton AA.

Në një postim në llogarinë Twitter, ministri Ben-Gvir është shprehur: “Kam udhëzuar policinë që ndalojë valëvitjen e çdo flamuri palestinez ose të çdo flamuri që identifikohet me organizatën terroriste ose që nxit kundër Shtetit të Izraelit”.

“Do të luftojmë me të gjithë fuqinë tonë kundër terrorizmit dhe nxitjes së tij”, theksoi ekstremisti i djathtë Ben-Gvir, i cili ndaloi valëvitjen e flamujve palestinezë në publik.

Ky veprim i ministrit nxiti reagime më gjithë botën por edhe nga populli izraelit të cilët dolën në protesta me flamuj palestinez.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.