Qyteti i Prizrenit u binjakëzua me Bodrumin e Turqisë 🇽🇰🇹🇷

Formalizuam marrëveshjen për binjakëzim me Kryetarin e Komunës së Bodrumit (Turqi), Ahmet Aras, në prani të delegacioneve të të dyja vendeve.

Bashkëpunimi në intensifikimin e promovimit kulturor, turizmit, forcimit të shkëmbimit ekonomik e social, do të jenë prioritetet e këtij bashkëpunimi në mes komunave tona.

Ndryshe, Kryetari Aras ka shërbyer si ushtar i KFOR-it turk në Prizren, në vitin 2012, dhe ka një konsideratë të veçantë për qytetin tonë që tashmë do të realizojmë projekte të përbashkëta për zhvillim.

Prizren🤝Bodrum Bodrum Belediyesi Ahmet Aras, ka shkruar Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.