Raportohet për 11 të vdekur në sulmin me raketa në Golanin e pushtuar nga Izraeli👇

Të paktën 11 persona janë vrarë pas disa sulmeve që goditën Lartësinë e Golanit të pushtuara nga Izraeli, raportojnë mediat.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se disa raketa ranë në zonën Majdal Shams.
IDF fajësoi Hezbollahun për sulmin, por Mohamad Afif, kreu i zyrës së mediave të Hezbollahut, mohoi “ndonjë lidhje me incidentin e Majdel Shams” në Izraelin verior dhe të gjitha akuzat [për përfshirjen e grupit] janë të rreme.
Ushtria izraelite dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr ndërkufitar që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në tetor.
Sipas informatave në këtë zonë jetojnë pakica “Durzi” e cila është një pakicē fetare që jetojnë në Liban, Siri dhe në Golanin e okupuar nga izraelitët.