Rasti tragjik në Prizren, kryeprokuori Shala: Dy të dyshuar janë në ndalim



Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, tha se dy persona janë në ndalim si të dyshuar për aksidentin në autostradë, ku tre persona humbën jetën e tre të tjerë u lënduan.

“Janë në ndalim dy të dyshuar”, tha Shala për Insajderin.

Ndryshe, ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku tre këmbësorë janë goditur për vdekje nga një shofer i cili ka humbur kontrollin mbi veturë.

Dyshohet se disa persona ishin duke zhvilluar gara me vetura, ku edhe ishin mbledhur disa qytetarë për t’i shikuar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:45, ndërkaq viktimat janë tre këmbësorë.

“Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim e policisë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.