Reagon FFK-ja: 𝐃𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐕𝐞𝐝𝐚𝐭 𝐌𝐮𝐫𝐢𝐪𝐢𝐭 𝐮 𝐤𝐞𝐪𝐤𝐮𝐩𝐭𝐮𝐚


“Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbollisti i ekipit kombëtar, Vedat Muriqi sqarojnë opinionin publik se prononcimi në lidhje me kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës është keqkuptuar. Në pronocimin e tij të sotëm, futbollisti Muriqi i është referuar kontrollit të nënshtuar në muajin mars, para udhëtimit të ekipit kombëtar të Kosovës për në Tel Aviv dhe e ka ndërlidhur atë rast me nivelin e sigurisë për ndeshjen e 12 nëntorit. Përndryshe Federata e Futbollit e Kosovës është falënderuese për bashkëpunimin e madh të ofruar nga Policia e Kosovës dhe organet tjera shtetërore në lidhje me aspektin e sigurisë për organzimin e ndeshjes ndaj Izraelit”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.