Rrëshqet dheu në rrugën Klinë–Gjakovë, bllokohet qarkullimi i veturave



Rrëshqitje dheu ka pasur në rrugën Klinë – Gjakovë, ku si pasojë e kësaj rrëshqitje rruga tashmë është e bllokuar për qarkullimin e veturave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se informatat për rrëshqitje dheu i kanë pranuar rreth orës 01:50.

“Ka pasur rrëshqitje dheu, kemi pranuar informatën rreth orës 01:50. Që nga ai moment rruga është e bllokuar për qarkullim”, tha ai.

Rugova potencoi se policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, mediumi Klina info tashmë ka postuar pamje nga vendi ku ka rrëshqitur dheu.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.