Rritet numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në Gazë, likuidohet komandanti

Ushtria izraelite ka konfirmuar se edhe një komandant i është vrarë gjatë luftimeve në pjesën veriore të Gazës.
Ky rast e çon në 17 numrin e përgjithshëm të ushtarëve izraelitë që janë vrarë nga fillimi i zgjerimit të operacioneve tokësore në Gazë të premten e kaluar, raporton televizioni BBC.
Një gazetë izraelite raportoi se bëhet fjalë për pjesëtarin rezervë të këmbësorisë, Yuval Zilber, 25 vjeç.
Sipas gazetës “The Times of Israel”, ushtari i vrarë ishte komandant kompanie në Brigadën “Jerusalemi” të Batalionit 7007.
Zilberi u vra gjatë përleshjeve me militantët e Hamasit të mërkurën. Nuk u dhanë menjëherë hollësi të tjera rreth vdekjes së tij.
/Nacionale