RTK suspendon me 50% të pagës Milaim Zekën

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka vendsour të suspendojë përkohësisht nga puna Milaim Zekën.

Në vendimin që e ka siguruar Indeksonline, thuhet se Zeka supsendohet përkohësisht me kompensim 50% të pagës.

“I punësuari z.Milaim Zeka, i sistemuar në vendin e punës Producent Ekzekutiv/Programi satelitor/Udhëheqësia e programit satelitor, me kontratë pune për kohë të pacaktuar, suspendohet përkohësisht nga puna, të punësuarit i takon e drejta e kompensimit në pagë në lartësi prej 50%” thuhet në vendim.

Arsyetimi i RTK-së mbi këtë vendim është se Administrata e televizionit u njoftua me shkrim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë se ndaj Zekës, janë të konfirmuara 3 aktakuza dhe dy raste të tjera janë në proces.

Zeka gjithashtu kishte marrë edhe një masë disiplinore si vërejtje për shkelje të detyrave të punës, duke marrë pjesë në kanale tjera televizive./Indeksonline/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.