Shoqatat për mbrojtjen e ambientit reagojnë për punimet nē “Pashaqeshme”, kërkojnë intervenimin e Kryetarit të Prizrenit dhe të Ministrisë së Ambientit👇

“Apel për ndaljen e degradimit dhe shkatërimit të pasurisë natyrore të qytetit të Prizrenit
Shtegu dhe vendi më ikonik mbi Kalanë e qytetit në Pashaqeshme, (Kroi i Pashës), dhe pylli shekullor me pisha përreth tij këto ditë po vazhdon të shkatërohet pa mëshirë.
Nëse kjo do të vazhdojë ky do të jet një KRIIM të cilin gjeneratat e ardhshme nuk do të na falin.
Shoqata e jonë i bën apel Kryetarit të Komunës , Ministrit të Ambientit që të marrin masa dhe ta ndalin kete projekt degradues në mënyrë urgjente.
U bëjmë thirrje qytetarëve të Prizrenit dhe më gjerë që ta ngrisin zërin ne menyre qe ta parandalojmë shkaterrimin e kësaj pasurie të përbashkët.
Ju lutemi që këtë postim ta bëni Share sa më shumë!”, thuhet në reagimin e SHB SHARRI në Prizren