Shqiptohen 362 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti Covid

Qytetarët po vazhdojnë që të mos i përfillin masat antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria.

Vetëm gjatë se premtes, policia ka shqiptuar 362 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat për mbrojtje nga virusi korona.Ndërsa, të enjten, policia ka shqiptuar gjoba ndaj 436 qytetarëve të cilët nuk respektuan masat kundër koronavirusit.

Në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit, e së fundmi edhe përhapja e variantit të ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa ndër kuadër të të cilave të gjithë personave mbi 12-vjeç duhet që ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjete të transportit publik dhe atij privat si dhe për hyrjen të qendrat tregtare dhe ato të gastronomisë.

Që nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.