Shtetasi serb gjakos policin e Kosovës në Jarinjë, refuzoi ta tregojë dokumentacionin

Në pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje, sot rreth orës 16:30, duke hyrë në Kosovë, pas refuzimit për të treguar dokumentacion, një shtetas i Serbisë ka sulmuar fizikisht një zyrtar të Policisë së Kosovës.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, i dyshuari me inicialet N.T., i lindur në vitin 1981, fillimisht ka fyer zyrtarët policorë kufitar.

“Pas refuzimit për të treguar dokumentacionin e hyrjes në vendin tonë, i dyshuari N.T., (viti i lindjes 1981, shtetas serb i Serbisë) ka filluar të fyej zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare në Pikën e Kalimit Kufitar. Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sulmi që ka pasuar, e ka lënë të lënduar zyrtarin policor, duke e detyruar që të kërkojë trajtim mjeësor.


“Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.”

Policia ka njoftuar se me rastin është njoftuar prokurori dhe se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘sulm ndaj personit zyrtar’.

“Me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në fund.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.