Si çdo vit mbulesa e Qabes është ndërruar më 1 Muharrem, ditën e parë të vitit Hixhri 🕋

📌Si çdo vit, mbulesa e Qabes është ndërruar më 1 Muharrem, ditën e parë të vitit Hixhri, nga Presidenca e Përgjithshme e Çështjeve të Haremejnit të Arabisë Saudite. Mbulesa e Qabes, e prodhuar nga 200 ekspertë në Kompleksin Mbulues të Mbretit Abdulaziz në Mekë, është ndërruar nga ekipi i kryesuar nga Kryetari i Çështjeve të Haremejnit dhe Imami i Qabes, Sudejsi.

📌 120 kilogramë ar dhe 100 kilogramë argjend u përdoren në mbulesën e Qabes, e cila përbëhet nga gjithsej 45 pjesë./Rtv Besa.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.