Sindikata e Policisë dërgon peticion në komisionin për të drejtat e njeriut, këto janë 10 kërkesat
![Sindikata e Policisë dërgon peticion në komisionin për të drejtat e njeriut, këto janë 10 kërkesat](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2023/10/FB_IMG_1696329092229.jpg)
Sindikata e Policisë së Kosovës ka dërguar peticion në Komisionin për të Drejta të Njeriut.
Ky peticion thuhet se është nënshkruar nga 5623 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Kërkesat e tyre janë: Ligji i pagave, shtesa e rrezikshmërisë në punë, shtesa për punë të veçantë, klasifikimi në koeficient për staf civil, shujta mujore, shpërblimi për fundvit për performancë të mirë, tri paga përcjellëse për të pensionuarit, zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25 për 15 vitet e para, sigurimi shëndetësor dhe jetësor, ligji për pensionim në Policinë e Kosovës.