Sonte është “Nata e Beratit” që simbolizon ardhjen e Muajit të Ramazanit” 🕌🌙




Ndër netët të cilat veçohen nga netët e tjera të vitit lunar, konsiderohet si nata e shpëtimit, e kërkimfaljes dhe e pendimit, është edhe Nata e Beratit, e shtunë 24.02.2024.

‘Berat’ ka kuptimin e pafajësisë,  çlirimi nga ndonjë vështirësi a nga ndonjë sprovë,  shpëtim nga ndonjë situatë e palakmueshme!
Kjo natë bie në natën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban, që është muaji pararendës i Ramazanit. Ndryshe, quhet edhe Nata e gjysmës së Shabanit.

Në këtë natë, Allahu e cakton fatin e krijesave të gjalla për vitin tjetër. Natyrisht, fatin një krijese mund t’ia caktoj vetëm Ai,  i Cili edhe i ka dhënë jetën, Ai i Cili e ka krijuar.
Kjo natë na rikujton  përgatitje sa ma mirë pritjen e muajit të Kur’anit famëlartë, muajin e agjërimit, respekitivisht përgatitjen sa më mirë për Ramazan.

Të gjithë besimtarëve/besimtareve urime nata  e BERATIT, me shpresë që përkushtimi ynë në adhurim, agjërim, madhërim, falënderim, flijim dhe dhurim  të na lartësojë shpirterisht për muajin e  Ramazanit.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.