Sonte në Prizren do të fillojë edicioni i XVI-të i panairit të librit

Të Mërkurën, më 24 korrik, në Sheshin e Lidhjes në Prizren do të fillojë edicioni i XVI-të i panairit të librit.
Në panair do të marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Gjatë mbrëmjeve të panairit do të mbahen programe letrare me autorë të ndryshëm nga Kosova dhe rajoni. Më poshtë mund ta lexoni programin e plotë të mbrëmjeve letrare:
ORARI I PROGRAMIT LETRAR
24 korrik, e mërkurë:
20:00h: Adil Olluri, shkrimtar nga Prishtina
20:45h: Roland Spahiu, shkrimtar nga Prizreni
25 korrik, e enjte:
20:00h: Qerim Lita, historian nga Shkupi
20:45h: Merita Kuçi, poete nga Durrësi
26 korrik, e premte:
20:00h: Skënder Zogaj, shkrimtar nga Prishtina
20:45h: Përkujtim për veprimtarinë e Haqif Mulliqit
27 korrik, e shtunë:
20:00h: Xhevahir Lleshi, shkrimtar nga Tirana
20:45h: Fjolla Spanca, poete nga Mitrovica/Tirana
28 korrik, e diel:
20:00h: Engin Noyan, shkrimtar nga Prizreni/Stambolli
20:45h: Donika Dabishevci, poete nga Prishtina
Mbrëmjet letrare i drejtojnë:
Ditar Kabashi Osman Goranci