Suharekë, dënohet me 200 euro qytetari që hodhi mbeturina të ngurta në hapësirë publike

Një qytetar është dënuar me 200 euro gjobë për hedhje të mbeturinave të ngurta në hapësirë publike në Suharekë.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj.

Muharremaj tha se nuk do të ketë asnjë kompromis për ata që e dëmtojnë ambientin.

“200 euro dënimi dhe natyrisht që e ka pastruar vetë edhe hapësirën publike. Asnjë kompromis me ata që e dëmtojnë ambientin dhe hedhin mbeturina në zona publike, ndryshe aplikohen dënimet sipas ligjit”- ka shkruar Muharremaj./Kallxo,com/.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.