Theret për vdekje nxënësi 14-vjeçar në një Shkollë në Prishtinë

Policia e Kosovës është deklaruar për therjen me thikë në Prishtinë, ku për pasojë vdiq një i mitur.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij.
Vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF.
Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha ajo.