Totaj: Shtrohen me kubëza të betonit 37 akse rrugore në Lubizhdë të Hasit

Ka përfunduar shtrimi me kubëza të betonit në 37 akse rrugore, në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve lokale në Lubizhdë të Hasit” që përveç estetikës në fshat, rregullimi i infrastrukturës ka lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Në kuadër të këtyre punimeve, po instalohet dhe ndriçimi në disa pjesë të fshatit që do ta ngritë nivelin e sigurisë për lëvizje gjatë natës, ka shkruar kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.