Vetëm për tre muaj, Ambasada e Zvicrës lëshoi mbi 10 mijë e 400 viza për kosovarët

Marrja e rrugës drejt Evropës, por edhe më larg, vazhdon të jetë një prej vendimeve më të shpeshta të qytetarëve të Kosovës.Ndër vite, numri i të rinjve që po e shohin zgjidhje ikjen nga Kosova po vazhdon të rritet.

Shteti i Kosovës vazhdon të jetë nga të paktët vende në botë që ende nuk ka liberalizim të vizave, edhe pse Kosova për më shumë se 4 vite i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim.

Nga ambasada e Zvcrës kanë bërë të ditur se për tre muaj, janë dhënë 10 mijë e 441 viza për kosovarët, 523 prej të cilave për qëndrim afatgjatë, që përfshijnë vizat e punës, të bashkimit familjar, përgatitje për martesë e të tjera.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.