Vetura godet për vdekje një grua afër Albi Mall në Prishtinë

Në lagjen Veternik të Prishtinës, sot rreth orës 17:30 një veturë ka goditur një këmbësore.

57-vjeçarja nuk ka mundur t’i përballojë plagëve të marra, ku më pas ka ndërruar jetë.


Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora ahmeti.

“Sot rreth orës 17:30, në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 57 vjeçare, e cila nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe e njëjta, ka ndërruar jetë. Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në identifikimin e ngasësit të automjetit si dhe në ndriqimin e rrethanave të këtij aksidenti“, tha ajo.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.