Vjedhje në Hib Petrol: Mbush veturën me 50 euro derivate dhe ikë pa paguar

Pompat e derivateve në Kosovë jo rrallëherë janë cak i hajnave, raste këto që shkaktojnë pasiguri e humbje për bizneset.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje, në pikën e Hib Petrol në Hajvali, ku një person ka mbushur veturën me 50 euro derivate dhe ka ikur pa paguar.

Rasti ka ndodhur në orët e pasdites, kur i dyshuari posa ka mbushur veturën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është kapur.

Burimet e Sinjalit thonë se tashmë Prokuroria është vënë në dijeni për këtë ngjarje dhe është udhëzuar inicimi i rastit si “vjedhje e shërbimeve”, ndërkohë që kanë nisur hetimet për kapjen e të dyshuarit.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.