Vritet një mësues ne Francë, sulmi u motivua nga lufta në Izrael


Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka urdhëruar mobilizimin e shtatë mijë trupave shtesë për të forcuar patrullat e sigurisë, tha zyra e tij sot, një ditë pasi një mësues u vra me thikë në një sulm i motivuar nga lufta në Izrael.

Franca ka qenë në gatishmëri të lartë që nga e premtja pasi një 20-vjeçar vrau me thikë një mësues dhe plagosi rëndë dy të tjerë në qytetin verior francez të Arras.

Zyra e Macron njoftoi se ushtarët do të mobilizohen deri në njoftimin e mëtejshëm si pjesë e një operacioni ekzistues për të patrulluar qytetet e mëdha dhe destinacionet turistike.

Po sot Muzeu i Luvrit u evakuua dhe u mbyll pasi u raportua për një bombë, njoftoi zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme Camille Chaize.

Ministria njoftoi se një takim të shtunën pasdite do të diskutojë nëse nevojiten masa shtesë, tha Chaize. Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin tha sot se sulmi në Arras është i lidhur me ngjarjet në Lindjen e Mesme ku Izraeli po kryen një ofensivë ushtarake kundër Hamasit.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.