Vuçiqi e mban në krah të djathtë Milan Radoiçiq njeriun e shpallur non-grata nga SHBA

Ka nisur në Beograd takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me Listën Serbe dhe vartësit e tij të strukturave ilegale në Kosovë. Siç raportojnë mediat atje, takimi nisi rreth orës 11:00, ndërsa në mesditë është planifikuar që ai t’i drejtohet publikut.
Në këtë takim është i pranishëm edhe Milan Radoiçiq, i futur në listën e zezë të SHBA-së – i cili në fillim të qershorit u shfaq në veri të Kosovës. Në Kosovë për të është ende në fuqi një urdhërarrest.

Përveç Radoiçiqit, aty po marrin pjesë edhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, ministri i Financave, Sinisha Malog dhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq. Ky i fundit, pas takimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me Vuçiqin në Bruksel, tha se s’ka pasur kompromis. Ai ka paralajmëruar se në këtë takim do të diskutohet më shumë për bisedimet e së enjtes.

Takimi Kurti – Vuçiq nuk prodhoi ndonjë marrëveshje, gjë të cilën e konfirmoi shefi i diplomacisë i Bashkimit Europian, Josep Borrell.

Paraprakisht, Vuçiq dje është takuar me shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.