‘Xhamia Qendrore’ e Zhurit, e fitoi Vendin e Parë në “Garat e Mësim-Besimit 2023” në nivel të Kosovës👇

Në një konkurencë të fortë të finalistëve nga e gjithë Kosova, Prizreni, ‘Xhamia Qendrore’ e Zhurit, e fitoi Vendin e Parë në Garat e Mësim-Besimit 2023, në nivel të Republikës së Kosovës, që u mbajtën dje më datë 26 gusht 2023, në Medresenë Alauddin në Prishtinë.

Ekipi i KBI-Prizren përbëhej nga nxënësit: Rexhep Idrizaj, Haris Omaj, Elisa Gavazaj, Reis Omaj dhe Naile Susuri, të gjithë nga Zhuri.

Me këtë rast, KBI-Prizren e vlerëson lartë punën e imamit Dibran ef. Omaj dhe të mualimes Shkëndije Omaj, në përgatitjen e nxënësve.

Shumë urime për nxënësit e Mektebit të Xhamisë Qendrore të Zhurit dhe për familjet e tyre.
Shumë urime për Imamin dhe Mualimen, thuhet në njoftimin e KBI në Prizren.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.