Afrim Muçiqi: Dasmori mi dhuroi 7-8 mijë euro fals

Këngëtari i njohur kosovar, Afrim Muçiqi, i ftuar në një studio televizive është rrëfyer rreth disa rasteve interesante gjatë ahengjeve ku ai ishte i ftuar.

Ai tha se në një aheng në Shkup, një person i kishte dhënë 7 ose 8 mijë euro kinse bakshish, gjë që më pas doli të jetë e pavërtetë, kjo pasi paratë ishin vetëm dekorative.

“Ka momente kur ka monedha dekorative qe është problem me i identifiku. Ne Shkup, edhe tash na faktikisht normal kur o bakshish na vjen disponimi…Ishte një moment i cili i kishte nja 7, 8 mijë euro të gjitha dekorative, ne normalisht u disponuam por pastaj doli qe shkyhen shumë lehtë”, tha ai në ATV.

Ndërkaq, i pyetur nëse e pëlqen bakshishin, ai tha se paratë që merr i ndanë bashkë me orkestër. Kurse i njëjti tha se këtë vit kishte dasma ‘mjaftueshëm’, dhe se nuk ka harruar të marrë pjesë në ndonjërën nga ato.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.