Aksident i rëndë trafiku në Prizren, shoferi 16-vjeçar godet me veturë biçiklistin

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Korishë të Prizrenit, ku një veturë ka goditur një biçiklist. I dyshuari që lëvizte me veturë, sipas burimeve të Sinjalit është një 16-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në orën 19:00, kur i mituri ka goditur biçiklistin 37-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Për shkak të gjendjes së keqësuar shëndetësore, viktima është transferuar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori për të mitur, i cili ka dhënë urdhër që të iniciohet rasti ‘aksident me lëndime të rënda’.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.