Aksident me fatalitet në Fshaj të Gjakovës, humb jetën një person

Një aksident trafikut me fatalitet ka ndodhur sot para pak çastesh në fshatin Fshaj të Gjakovës, ku ka humbur jetën një person.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe Shermet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

”Rreth orës 13:15 ka ndodhur aksident trafiku në fshatin Fshaj-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren).

Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njeri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë.

Personeli mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka konstatuar vdekjen e saj. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha ai për IndeksOnline.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.