Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, vdes një këmbësor

Një këmbësor ka vdekur pasi dyshohet se është goditur nga një automjet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në segmentin rrugor në fshatin Mazgit rreth orës 17:00.Lajmin për KALLXO com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Mazgit, me ç’rast një veturë ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka humbur jetën”-ka thënë ai.

Tutje ai ka njoftuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./KALLXO

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.