Aksion i madh i Policisë në Prizren, arrestohen 18 persona për trafikim me emigrantë

Policia e Kosovës sot ka realizuar një aksion të mash në rajonin e Prizrenit, ku janë kryer bastisje në disa lokacione ku dyshohej se kryheshin veprime kriminale. Ky aksion ka rezultuar me arrestimin e dhjetëra personave të dyshuar për trafikim me migrantë dhe sekuestrimin e autobusëve të cilët dyshohet se janë përdorur për të kontrabanduar shtetasit e huaj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gjatë aksionit janë arrestuar 18 persona, ndër ta një shtetas arab.

17 prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt.

Sinjali sjellë ekskluzivisht listën me emrat e personave të arrestuar, ndërsa në vazhdim do të publikohen detaje ekskluzive lidhur me aksionin.

Emrat e të arrestuarëve:
1. Urim Elezkurtaj
2. Feim Gavazaj
3. Albrim Sinanaj
4.Bashkim Bunjaku
5. Qendrim Sinanaj
6. Fahredin Isufi
7. Eduard Arifaj Sugli
8.Enver Boletinimali
9. Fillim Sinanaj
10. Amir About ( arab )
11. Alban Kërleshi 12.Labinot Ukaj
13. Shaban Muçaj
14.Besim Gavazaj
15. Admir Isufi
16.Lirim Sinanaj
17. Besmir Arifja
18. Labinot Zeqiri
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.