Aktakuza e plotë ndaj Gucatit e Haradinajt

Gjykata Speciale sot ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

ZPS-ja tashmë ka publikuar të plotë aktakuzën ndaj Gucatit dhe Haradinajt në gjuhën shqipe.

Në aktakuzë thuhet se në mes prillit dhe shtatorit 2020, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj bënë deklarata abuzuese për dëshmitarët që bashkëpunojnë me ZPS-së, dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë. Kjo sjellje tregon qartë synimin dhe motivin e tyre për të dëmtuar dhe penguar procedurat e DHS-së.

“Në bazë të fakteve të paraqitura në paragrafët 4-22, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj mbajnë përgjegjësi penale individuale për çdonjërën nga veprat penale “Pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, “Frikësimi gjatë procedurës penale”, “Hakmarrja”, “Shkelja e fshehtësisë së procedurës”. Sikurse përshkruhet në paragrafët 45-46, ata kishin dijeninë dhe synimin e nevojshëm për çdonjërën nga veprat penale”, thuhet në aktakuzë.

Aktakuzën e plotë mund ta gjeni KËTU. 

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.