Arrestohen dy persona, vodhën rroba në një lokal në Prizren

Janë arrestuar dy persona në Prizren, pasi të njëjtit kanë vjedhur rroba në një lokal.Ata dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera në lokacione të tjera.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që kishin vjedhur rroba në lokalin e viktimën mashkull kosovar. Të dyshuarit dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera në lokacione të tjera”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.