Berisha: Do t’i japim fund “Ballkanit të Hapur”

Pas premtimit se do ta rikthejë Partinë Demokratike të Shqipërisë në pushtet, ish-kreu i kësaj partie, Sali Berisha, ka premtuar se do t’i jepet fund edhe iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.

Nisma e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut është refuzuar nga tri shtetet tjera të Ballkanit, përfshirë Kosovën. Sipas Berishës, me këtë iniciativë Tirana është kthyer në epiqendër të luftës së ftohtë ndaj Prishtinës.

“Ballkani i hapur është Ballkani i influencës direkte ruse, i interesave antikombëtare, antieuropiane, është projekti që kërkon të zëvendësojë procesin e Berlinit me procesin e Putinit. Ne zotohemi se do t’i japim fund këtij procesi. Paralajmëroj Slobodanin e ri, për Ballkanin e Hapur mos guxo të vish ndonjëherë në Tiranë”, ka deklaruar ai.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.