Blloku B2 mund të rikthehet sonte në prodhim

Janë duke u bërë testet e fundit për rikthimin e Bllokut B2 i ‘Kosovës B’. Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skënder Bucolli tha për KosovaPress se prodhimi në Bllokun B2 mund të rikthehet sonte apo eventualisht nesër.

Bucolli tha se janë duke bërë maksimumin që sa me parë të startojë njësia prodhuese B2.

“Punimet në njësinë prodhuese B2 kanë përfunduar sipas dinamikës së paraparë. Ne aktualisht jemi në fazën e testimeve dhe startimit të njësisë prodhuese, ne jemi duke e bërë maksimumin sa me parë me u lshu. Tash kjo mundet me ndodh edhe gjatë natës sonte edhe nesër gjatë ditës. Por kjo është pak ma komplekse për me të dhanë orë të saktë kur kthehet”, tha ai.

Kujtojmë që në dhjetor të vitit që lamë pas KEK-u ka angazhuar ekspertë të huaj për inspektimin dhe riparimin e dëmeve të krijuara nga avaria në turbinën e shtypjes së ulën, në Njësinë B2 të ‘Termocentralit B’.

Kosova është duke u përballur me një krizë energjetike që nga muaji dhjetor për çka tani ZRRE ka paralajmëruar edhe shtrenjtim të çmimit të energjisë, e cila është pranuar edhe nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 49-të kishte ndarë 20 milionë euro për Korporatën Energjetike të Kosovës.

Qeveria pati thënë se këto mjete do të shërbejnë për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike. Shfrytëzimi i mjeteve do të përcaktohet në marrëveshjen që do të lidhet në mes KEK-ut dhe Ministrisë së Ekonomisë

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.