Borrelli fton Kurtin dhe Vuçiqin për takim në Bruksel

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për takim në Bruksel.

Këtë e bëri të ditur Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stano, në një konferencë për media teksa tha se data e takimit ende nuk dihet, njofton Klankosova.

“Disa herë kemi thënë se do të ketë takim mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti. Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i ka ftuar ata të vinë në Bruksel. Do të japim datën e saktë kur të jetë e caktuar”, tha Stano.

Anise u pyet, Stano sa i përket situatës së tensionuar në veri të Kosovës, ku ka pasur hedhje të shokë-bombave, nuk ka dashur të komentojë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.