Deputeti i PDK-së për rritjen e çmimeve: 100 euro më kushtoi udhëtimi Gjakovë-Prishtinë

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se i ka harxhuar 100 euro karburant për të ardhur nga Gjakova në seancën e djeshme të Kuvendit.

Berisha ka kundërshtuar votimin e projektligjit që i përjashton pensionet e veteranëve nga rritja e pagës minimale. Ai ka thënë se gjendja financiare e shumicës prej tyre është e keqe.

“A e dini sa më kanë shku mu sot me ardhë prej Rashkovcit në Prishtinë në seancë, 100 euro fiks. 100 euro më kanë shku benzin. Mua nuk më kompensohen. Nuk ka krizë ekonomike për ne deputetët e ministrat sepse ne kemi tjera paga. Unë po flas për veteranin. A e din sa mesazhe marr unë për gjendjen e tyre.

“Ligjet edhe të mëhershme i kanë diskriminu, i kanë trajtu në mënyrë jo meritore”, u shpreh Berisha në Kanal 10.

Të enjten në Prishtinë do të mbahet protestë kundër pushtetit të VV-së për votimin e Ligjit për Rritjen e Pagës Minimale, që i lë jashtë veteranët e UÇK-së.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.