Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani shkon në Haxh

Edhe deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani është në mesin e besimtarëve mysliman që janë nisur për në Haxh.Ka qenë kolegu i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Visar Korenica, i cili ka shpërndarë një fotografi me të në aeroportin e Prishtinës.

“Duke përcjell Emanin dhe Albinin në mesin e shumë haxhilerëve të cilët sot në orët e hershme të mëngjesit po udhëtojnë për të kryer haxhin. U kthefshin të gjithë shëndosh e mirë me bekime më të mira të Zotit dhe me haxh të pranuar”, ka shkruar Korenica.

Rrahmani ka udhëtuar bashkë me djalin e vëllait të tij, Albin Rrahmani.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.