E konfirmon MSH: Është pranuar një person nga Dragashi i dyshuar për Lijën e Majmunëve në QKUK

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se është konfirmuar një rast i dyshimtë i infektuar me virusin Lija e Majmunit, raporton Gazeta Sinjali.Përmes një komunikate, MSH ka njoftuar se bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga komuna e Dragashit, i cili është pranuar për trajtim dje në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, me datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit”, thuhet në komunikatë.

Sipas Ministrisë, atij i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike në Holandë. Gjendja e tij është stabile.

“Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Hollandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK”, ka njoftuar Ministria.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.