EKG punonte, suspendohet mjeku në QKMF në Lipjan i cili nuk nuk e kreu shërbimin

Drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Lipjan, Shkelzen Hajdini, ka suspenduar nga puna mjekun Faruk Gashin, pasi që ky i fundit u incizua duke i thënë një të moshuari që kishte dhimbje në gjoks se EKG-ja nuk funksionon.

Sipas njoftimit nga komuna e Lipjanit, Drejtori QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan kanë konstatuar se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë.

“Suspendimi është bërë me nën dyshimet për neglizhencë dhe papërgjegjësisë, kur ai deklaron rrejshëm se EKG është jashtë funksionit”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.

Rasti do të vazhdojë në procedura të rregullta ligjore.

Suspendimi i mjekut të përgjithshëm erdhi pas raportimit të Klankosova ku u sigurua videoja ku doktori i thotë pacientit se EKG-ja nuk funksionon.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.