Ekzekutohen 100 eurot nga qeveria për sektorin privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot janë kryer pagesat e shtesave prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat.

Ekszekutim i i 100 eurove sipas Muratit është bërë për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar në sektorin privat, shkruan Gazeta Insajderi.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sapo është kryer pagesa e shtesës prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat (atyre që nuk marrin paga nga buxheti i shtetit. Praj gjithsej 220 mijë persona sot do të pranojnë në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro”.

“Janë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt, për të cilët pagesa do të kryhet në muajin qershor, me kusht që vazhdojnë të jenë të deklaruar si punëtorë për së paku tri periudha tatimore (mars, prill, maj) nga punëdhënësi. Qeveria është në anën e qytetarëve!”,ka shkruar Murati në Facebook.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.