Erdogan e përuron urën më të gjatë në botë që e lidh Evropën me Azinë vetëm për 6 minuta

Duke lidhur brigjet evropiane dhe aziatike të Turqisë, Ura e Çanakalasë e vitit 1915 u ndërtua nga firmat turke dhe koreano-jugore me një investim prej 2.5 miliardë euro. Ajo ka hapësirën kryesore më të gjatë, pra distancën midis dy kullave, nga çdo urë tjeter e ngjashme në botë, raporton CNN.

Hapjen e urës masive e ka bërë presidenti turk, Tajip Erdogan, projekt ky i që cilësohet si njëra ndër projektet më të madha infrastrukturore në dy dekadat e tij në pushtet.

“Këto vepra do të vazhdojnë të ofrojnë fitim për shtetin për shumë vite”, tha Erdogan në ceremonin e hapjes në përvjetorin e fitores detare osmane në vitin 1915, kundër forcave franceze dhe britanike në Dardanele gjatë Luftës së Parë Botërore.

“Këto projekte kanë një peshë të madhe për ta çuar vendin tonë përpara në investime, fuqi punëtore dhe eksporte”, ka shtuar ai.


Puna në projektin e urës së Dardanelit filloi në mars të vitit 2017, me më shumë se 5,000 punëtorë të përfshirë në ndërtim. Kjo është ura e katërt që lidh brigjet evropiane dhe aziatike në Turqi, së bashku me tri të ndërtuara në Stamboll.

Kullat e saj janë 318 metra të larta dhe gjatësia totale e urës është 4.6 km.

Deri më tani, automjetet që udhëtonin midis Anadollit dhe gadishullit të Galipolit duhej të kalonin Dardanelet në një udhëtim njëorëshe me traget, i cili duke përfshirë kohën e pritjes arrinte deri në pesë orë, kur tashmë udhëtimi do të jetë vetëm rreth gjashtë minuta.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.