Erdogan publikon flamujt e disa shteteve, mes tyre edhe atë të Kosovës dhe Shqipërisë

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 janë plagosur nga shpërthimi në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit. Ngjarja ndodhi mesditën e 13 nëntorit në orën 16:20, sipas kohës lokale, në një rrugë në zonën e Sheshit Taksim, tha guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se keqbërësit do të ndëshkohen.

Ditën e sotme ai ka falënderuar të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare që reaguan ndaj sulmit terrorist.

Ndërkaq lidhur me sulmin është arrestuar një grua teroriste e PKK-së, si e dyshuara kryesore për shpërthimin në qytet.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.