FC Liria bëhet me president të ri

FC Liria është bërë me president të ri, pasi komisioni ka vendosur për dhënien në menaxhim të këtij klubi.

Dy persona kanë aplikuar për ta marrë udhëheqjen e klubit të madh kosovar, Agim Buduri dhe Rahman Kiqe, ku ky i fundit ka marrë më shumë pikë.

Kësisoj komisioni prej gjashtë antarëve ka vendosur që Raman Kiqe të shpallet fitues i cili do ta menaxhoj klubin prizrenas.

Njoftimi i plotë nga Liria FC:

Vendos Komisioni për dhënjen në menagjim të KF Liria Raman Kiqe-KA-Sportmanagment, shpallet fitues Konferencën për shtyp e drejtoi Qemal Krasniqi, kryetar që njoftoi në emër të Komisionit për punën e bërë deri më tash, procedurat dhe gjithë angahzimin për këtë proces, me ç’rast falenderoi edhe DKRS-në, për ndihmën e dhënë në këtë rast. Vendimi u bë publik, sot në një konferenc shtypi, ku krahas anëtarëve të Komisionit, mori pjesë edhe z.Mirsad Çollaku, anëtar i KE të FFK-së dhe kryetar i LRF në Prizren. ‘Me dt.14.04.2022 në ndërtesën e Kuvendit Komunal, para anëtarëve të Komisionit të KF Liria, lidhur me Thirrjen Publike, dt.31.03.2022, ofertat i kanë paraqitur dy aplikuesit:z.Agim Buduri dhe z. Raman Kiqe. Ata, kanë shprehur interesim në këtë Thirrje, për marrjen në pronësi e menaxhim të KF Liria. Prezantimi u bë një nga një, nga pjesëmarrësit në këtë Thirrje Publike, ku të njëjtit shpalosën programin dhjetë vjeçar (2022-2032), duke u përgjigjur edhe në pyetjet shtesë të anëtarëve të Komisionit, tha mes tjerash Qemal Krasniqi, në konferencën për shtyp. Pas përfundimit të paraqitjeve të planprogrameve zhvillimore dhe atyre financiare, Komisioni 6-të anëtarësh vlerësoi në këtë mënyrë: 1.Agim Buduri 392 pikë dhe 2.Raman Kiqe 566 pikë. Pra, fitues u shpall Raman Kiqe – KA-Sportmanagment që mblodhi 566 pikë. Ndërkohë, fituesi Raman Kiqe dhe Komisioni do të nënshkruajnë marrëveshjen-kontratën lidhur me menagjimin e mëtejmë të KF Liria.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.