Grabitet filiali i BKT-së në Dardani nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar

Banka Kombëtare Tregtare ka qenë cak i grabitësve mëngjesin e kësaj të premte.

Filiali i kësaj banke në Dardani është grabitur.

Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic, zëdhënësja e policisë , Flora Ahmeti e cila u shpreh se në vendin e ngjarjes tanimë kanë dalë njësitet policore të cilat po merren me rastin.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë, aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit.”

Ahmeti tregoi se po dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar.

“Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.