Haxhiu flet për huazimin e 300 qelive të burgjeve për Danimarkën

Kosova dhe Danimarka kanë nënshkruar marrëveshje ku Kosova do t’i jap shtetit danez me qera të 300 qelive të burgjeve. Lidhur me këtë është deklaruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo njoftoi se hënën do të vijë për vizitë në Kosovë homologu i saj danez Nick Haekkerup, raporton Indeksonline.

Tutje ajo tha se aty do të jepen edhe detaje të tjera lidhur me marrëveshjen.

“Qelitë që pritet të jepen në shfrytëzim do të jenë në Burgun e Gjilanit. Kjo është një marrëveshje ndërkombëtare e cila do të kërkojë edhe ratifikimin me 2/3 e votave. Vlerësoj se kjo përzgjedhje nga Danimarka, është një vlerësim i lartë që i bëhet Kosovës dhe institucioneve si shtet kredibil”.

Ministrja Haxhiu thotë se nuk beson se do të ketë të burgosur për terrorizëm.

Për detaje të tjera, Haxhiu tha se do të ketë komunikatë.

Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Haekkerup, ka deklaruar se kjo është duke u bërë me qëllim që të zgjerohen kapacitetet e burgjeve të Danimarkës

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.