Hidhet poshtë kallëzimi penal kundër zyrtarëve të DKA-së në Komunën e Prizrenit

Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda në Prizren, ka hedhur poshtë kallëzimin penal të datës 09.06.2022, i parashtruar nga denoncuesi Qazim Morina kundër zyrtarëve të DKA-së në Komunën e Prizrenit për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Sepse në fakt nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se zyrtarët e Drejtorisë Komunale për Arsim në Komunën e Prizrenit ta kenë kryer veprën e lartcekuar penale, e as ndonjë vepër tjetër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare” – thuhet në aktvendimin PP/I. nr. 165/2022 të datës 25.07.2022, të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.